Zv. Ministri Nuhiu fton për kujdes në trafik

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka ftuar qytetarët të bëhen të kuzjdesshëm, dhe të mos i ulin fëmijët në vendin që nuk ju takon në automjet.

Ai ka dhënë shpjegime për rreziqet që i kanosen fëmijëve kur ulen në ulëset e përparme.

Ja postimi i plotë i Z. Agim Nuhiu:

#Bëhu_i_kujdesshëm!
Vendi i udhëtarëve më të vegjël në automjet, gjithmonë është në ulësen përkatëse, atë të pasmen.
Në rast të fatkeqësisë rrugore, jastëkët e ajrit hapen për 1/20 e sekondës me shpejtësi mbi 300 kilometra në orë.
Varësisht nga mosha e fëmijës, kjo mund të shkaktojë lëndime serioze.