Zv. Ministri Nuhiu: Marrëveshja për administrimin e përbashkët të kufirit Tabanovc-Preshevë, vazhdon me vendkalimet tjera

Lehtësimi i lëvizjes dhe kalimit ndërkufitar të qytetarëve, mori vëmendjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila solli një vendim të rëndësishëm për qytetarët që do të shërbehen me pikën e kalimit kufitar në Tabanovc.

Pika kufitare e Tabanovcit, shërben si pikë e kalimit kufitar në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, që do të jetë lehtësim për të gjithë udhëtarët, të cilët e shërbehen me këtë pikë kufitare për udhëtim.

Lajmin e madh e konfirmoi zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, i cili ka theksuar se pas vendimit për administrimin e përbashkët në Tabanovc, do të vazhdojë edhe në pikat tjera kufitare.

Ja postimi i zëvendës ministrit Nuhiu në fb:

“Qeveria miratoi Marreveshjen per administrimin e perbashket te kufirit Tabanovce – Presheve – ”One stop shop”!

Realizimi i ketij projekti do te vazhdoje edhe ne pikat tjera kufitare!”