Zv. Ministri Nuhiu: Në Pustec, për të kultivuar në vazhdimësi bashkëpunimin e shkëlqyer

Zëvendës ministri Punëve të brendshme, Agim Nuhiu, ka qëndruar në fshatin Pustec, të Shqipërisë, së bashku me Ministrin Spasovski ku është takuar me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Z. Lleshaj.

Fshati Pustec, është i banuar nga pakica maqedonase dhe me këtë rast, zv. Ministri Nuhiu ka theksuar se në takim me Ministrin Lleshaj dhe autoritetet lokale, në Pustec ishin për të kultivuar vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer në fushën e sigurisë, lëvizjes së lirë të qytetarëve, qarkullimin e mallrave dhe procesit integrues të dyja vendeve.

Ja postimi i zv. Ministrit Nuhiu në Fb:

“Bashkë me z. Spasovski, ministrin e brendshëm të Shqipërisë z. Lleshaj dhe autoritetet lokale vizituam Pustecin për të kultivuar ne vazhdimësi bashkëpunimin e shkëlqyer ne fushën e sigurisë, lëvizjes se lire te qytetareve, qarkullimit te mallrave dhe procesit integrues te vendeve tona!”