Zv. Ministri Nuhiu në shënimin e 20 vjetorit të Policisë së Kosovës

Zëvendës ministri i Punëve të brendshme të Maqedonisë së Veriut, Agim Nuhiu, ka marrë pjesë në solemnitetin e organizuar nga Policia e Kosovës për nder të 20 vjetorit të themelimit të saj, ku ishin të pranishëm krerët më të lartë të Republikës së Kosovës, diplomatë dhe mysafirë të shumtë ndërkombëtarë.

Në këtë solemnitet, së bashku me delegacionet e shumta nga vendet e rajonit dhe më gjerë, Maqedoninë e Veriut e përfaqësoi z. Nuhiu, zëvendës ministër, dhe me këtë rast, ka uruar mikpritësit me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm të shtetit të Kosovës.

Pos takimeve të shumta me homologë dhe drejtues policie, të rajonit dhe ato ndërkombëtare, z. Nuhiu i ka uruar me rastin e këtij përvjetori, ai këtë urim e ka bërë edhe në rrjetin e tij social, me përgëzimin “Urime 20 vjetori i Policisë së shtetit të Kosovës!”.