Sot, zëvendës ministri Agim Nuhiu, ka lansuar revistën shkencore dhe profesionale, “Siguria”. Ai me këtë rast ka ftuar punonjësit shkencorë dhe profesionistët nga fusha e sigurisë, të bëhen bashkëpunëtorë për kultivimin e ideve shkencore dhe profesionale nga fusha e sigurisë.
Ja postimi i z. Nuhiu:
Promovuam Revistën shkencore-profesionale ”SIGURIA”!
Punonjësit shkencor dhe profesionistët nga fusha e sigurisë do të mbeten bashkëpunëtorët e domosdoshëm në kultivimin e ideve shkencore dhe profesionale nga kjo fushë!