Zv ministri Nuhiu: Siguria e qytetarëve dhe siguria e përgjithshme me vlerësim meritor

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Adriatikut në Shkup.

Kjo konferencë i kushtohet sigurisë së përgjithshme dhe sigurisë së qytetarëve, andaj si çështje dhe temë e rëndësishme, është edhe pjesë e Samitit të Adriatikut për Siguri.

Pjesëmarrës në këtë konferencë, janë bartësit e përgjegjësive për siguri në Maqedoninë e Veriut dhe rajon, si dhe përfaqësues nga vendet që kanë në fokus Ballkanin perëndimor.

Ndërsa për këtë konferencë, shkurt z. Nuhiu në rrjetin social ka shkruar:

Përkujdesja për sigurinë personale si dhe për sigurinë e përgjithshme të të gjithë qytetarëve po zë vendin e merituar në Konferencën “Adria Security Summit”!