Zv. Ministri Rexhepi: Së shpejti rikonstruim i disa rrugëve në Kërçovë dhe rrugëve rajonale

Bekim Rexhepi, Zëvendës Ministër në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, ka vizituar komunën e Kërçovës, me ç’rast, ka takuar kryetarin, Fatmir Dehari.

Z. Rexhepi në rrjetin social ka shkruar se në takim u bisedua për mënyrën e aplikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për një realizim sa më të shpejtë të projekteve shumë të rëndësishme të rrugëve rajonale.

Ja postimi i z. Bekim Rexhepi:

Takim pune me Kryetarin e Komunes së Kërçovës z. Fatmir Dehari.
Kryesisht u bisedua për realizimin e projekteve rrugore për komunën e Kërçovës dhe atë:
Rikonstruimi i rrugëve mbrenda ne qytet si dhe rikonstruimi i rrugës regjionale nga fsh. Greshnicë deri tek fsh. Dlapkin Dol. Vlera totale e këtyre projekteve është 1.013.607 euro.
U bisedua detalisht për mënyrën e aplikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për një realizim sa më të shpejtë të këtyre projekteve shumë të rëndësishme.