Zv/ministri Rexhepi takim pune me ekipin menaxhues të Navigacionit të Maqedonisë M-NAV

Ekipi drejtues na informoj për investimet e reja në M-NAV mbi 11 milionë euro për një qiell të sigurt, kapacitet të shtuar dhe trafik ajror më efikas, investime këto pas 25 vitesh.
Me sistemet e reja do të rriten edhe më tej kapacitetet dhe mundësitë për kontroll dhe menaxhim efikas të qiellit tonë, shkruan në faqen e tij zyrtare në facebook zv/ministri i Transportit Bekim Rexhepi.