Zyberi: Si kandidat apartiak, pres votat e të gjithë shqiptarëve

Kandidati shqiptar për Kryeministër i nominuar nga BDI, dhe lideri i saj Ali Ahmeti, Naser Zyberi, sot e vizitoi Muzeun e Nënës Terezës në Qendër të Shkupit, më pas, para gazetarëve ka dhënë përgjigje në disa pyetje.

Z. Ziberi theksoi se kandidaturën për kryeministër shqiptar ka vendosur ta pranojë pas sqarimeve që ka bërë ai për vizionin e vet dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti për idenë e tij.
Deklaratat e tij të mëparshme në disa media se ideja e partisë së Ahmetit është për të mbledhur vota, Zyberi sot i sqaroi duke thënë se padyshim që gara politike bëhet për të mbledhur vota dhe tendencë për ta marrë pushtetin dhe për të drejtuar Qeveri, por thelbësor është votimi i të gjithë qytetarëve për kandidaturën e tij, në rend të parë shqiptarët.
“As unë nuk jam as anëtar, as përfaqësues i BDI-së, jam kandidat apartiak, mbipartiak i cili pretendon që me një mbështetje të BDI-së dhe subjeketeve tjera politike shqiptare dhe joshqiptare dhe në rend të parë qyetarëve dhe votuesve ta kem mundësinë që të drejtoj Qeverinë. Jam bindur pas disa bisedave të cilat i kemi pasur, pas sqarimeve që kemi bërë edhe unë për vizionin tim edhe z. Ahmeti për idenë e tij”, tha Zyberi.